Fermerët në tregun e Rrogozhinës takohen me Bashën: Jetojmë me borxhe dhe lista

Fermerët në tregun e Rrogozhinës takohen me Bashën: Jetojmë me borxhe dhe lista

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot (të mërkurën) me fermerë në tregun agroushqimor të Rrogozhinës, ku dëgjoi prej tyre situatën shumë të rëndë të ekonomisë familjare në fshat.

Të gjithë fermerët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, megjithëse pandemia i goditi rëndë.

Ilaçet i kam marrë me listë te farmacia. Edhe bukën e kam marrë me borxh, me listë se me 80 mijë lek pension kooperative unë s’e kaloj dot. Turp është ta themi në çfarë situate jemi”, i tha kryetarit Basha një pensioniste që shiste disa prodhime të bahçes.

Por kreu i opozitës ka një mendim tjetër se në anën e kujt qendron turpi.

E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim”, theksoi Basha në bashkëbisedimin me qindra fermerë të revoltuar nga braktisja e qeverisë.

Asgjë nuk më kanë dhënë Ushqimi ka shkuar nëpër vila, te kush ka vila. Ndihmat që kanë shpërndarë kanë shkuar në vila. Tallen me ne. Ku shkojnë këto taksat tona? Unë i përgjigjem shtetit me dritë, me ujë, por asnjë lloj ndihme, asnjë lloj ushqimi”, tha nëna e dy fëmijëve.

Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”, u shpreh një tregtar gjatë bashkëbisedimit me zotin Basha, i cili tha se ka ardhur koha  për t’u bashkuar e për t’i dhënë fund praktikës së kësaj qeverie që Shqipëria të punojë për 5 oligarkë, duke i bërë gjithë të tjerët skllevër të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy