Ambasada e SHBA ka përshëndetur vizitën e Bill Clinton në Tiranë, duke i uruar mirëseardhjen. Në një postim në Facebook ajo shkruan se kjo vizitë tregon domethënien e miqësisë mes dy vendeve. “Mirë se erdhe në Tiranë President Clinton! Vizita e parë e ish-presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tone”, shkruan ambasada. Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton ka mbërritur sot në Shqipëri nga ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, për të do të ketë dhe një ceremoni zyrtare dhe një fjalim të Clinton dhe Ramës para popullit shqiptar. Clinton do të nderohet sot me Yllin e Mirënjohjes Publike.



