Gjatë takimit Rama-Meta, një pikë e rëndësishme në diskutimit 90 minuta mes dy aleatëve në qeverisje, ishte edhe zgjedhje e Presidentit të ri.
Në lidhje me këtë çështje, kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se në takimin me kryeministrin Rama, “nuk paraqitëm emra”, per zgjedhjen e Presidentin pasi duhet te jete konsensual.
“Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa paraqitur asnjë emër, pa mbështetur asnjë kandidaturë, pa dialoguar dhe pa bërë përpjekjet për të arritur konsensus edhe me opozitën për cështjen e presidentit edhe pse kjo mazhorancë ka gati 90 vota në Parlament”, tha Meta.



