Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi reagoi shkurtimisht në rrjetin social "Facebook" mbi marrëveshjen e arritur midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
"Urimet më të mira për të gjithë ata që besuan fort dhe deri në fund se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitë, po aq sa edhe që nuk mund të ketë opozitë pa zgjedhje", shkruan Patozi.



