
Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ftuar në emisionin “Të Peakspozuar” në MCN TV ka komentuar pjesën e atyre njerëzve të cilët vazhdojnë që të ndjekin nga pas ende Sali Berishën.
Ai tha se janë pikërisht ata persona që tani \janë ish në punët e tyre të cilët sipas tij pa punë dhe djersë kanë mundur të marrin vende dominuese në pushtet.
Ndër të tjera Moisiu theksoi se ato akuza që mblodhi Departamenti i shtetit për Berishën kanë qenë të njohura.
Berishën tani e ndjekin ish-doganierë, ish-financierë, ish-polic, dmth isha që pa mund dhe pa djersë kanë mundur të marrin disa vende dominuese në pushtet. Të gjitha ato që mblodhi Amerika për Berishën kanë qenë të njohura. Unë kam bërë një libër në 2009 ku kam përshkruar gjithë punën e bërë në 5 vite në krye të shtetit. Defekte dhe shkeljet janë bërë dhe ato janë minimi i demokracisë, që është një nga akuzat e ngritura nga departamenti, është çështja e drejtësisë është dhe korrupsioni. Këto tre momente kanë qenë të njohura. Dhe këto nuk po i them tani por i kam shkruar që në 2009.



