Michael Roth: Shqipëria ka bërë progres, po punojmë për vendime pozitive në 22 qershor

Michael Roth: Shqipëria ka bërë progres, po punojmë për vendime pozitive në 22 qershor

Gjermania vlerëson se Shqipëria ka bërë progres në rrugën drejt hapjes së negociatave.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministri gjerman për Europën, Michael Roth, tha se për një periudhë të mirë kohë Shqipëria ka shënuar arritje.

Po ashtu ministri gjerman theksoi se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë progres.

“Shumë prej jush janë të frustruar apo të zhgënjyer nga BE sepse në të shkuarën është bërë shumëçka, ju të gjithë e dini që ka pasur kushte të tjera për t’u plotësuar nga ana e Shqipërisë. Për një periudhë të mirë kohe ne mund të themi që Shqipëria ka shënuar arritje, ashtu sikurse mund të thuhet edhe për RMV dhe për këtë arsye ne po punojmë me trysni që në datën 22 qershor Këshilli i Ministrave të Europës të qershor të marrin një vendim pozitiv. Duhet që më në fund të nisim. Sot jemi në fillim të një rruge… Ne nuk jemi thjesht komunitet ekonomik apo monetar, por jemi edhe komunitet vlerash”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy