
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish mbi ngjarjen e ndodhur në Velipojë, ku mbetën të vdekur 4 persona.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha thotë se ngjarja është pasojë e modelit që po sundon vendin, ndërsa shton se “peshku qebet nga koka”.
“Trushpëlarë, apologjistë me apo pa qira: boll akuzuat njerëzit për të keqen që ka plasur kudo! Është vetëm pasojë e modelit që sundon vendin! Peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha.
Kujtojmë se ngjarja u regjistrua mesnatën e të shtunës, ku si pasojë e një konflikti të çastit për shezllonet në bregdet humbën jetën 4 persona, Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Myzerim Zeneli 20-vjeç.
Gjithashtu mbetën të plagosur dhe vëllai i Kujtim Ferracakut 54-vjeç dhe Elmilind Dyli 17-vjeç.



