Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Pas pak ditësh do të mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiç

Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: Pas pak ditësh do të mbahet takimi i parë Kurti-Vuçiç

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha sot nw Prishtinw se pas pak ditësh do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Lajçak në një konferencë për media, tha se qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, brenda pak ditësh do të mbahet ky takim në Bruksel.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është që të përgatitet takimi i parë mes Kurtit dhe Vuçiçit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel. Prandaj programi fokusohet në katër takime kyçe, Bislimi, Kurti, Gërvalla… Këto takime kanë qenë të dobishme. Ka potencial që të jetë një vit i mirë për marrëdhëniet me BE-në. Ka pasur një diskutim me 27 ministrat e jashtëm, më 22 qershor do të kemi dhe një diskutim tjetër, do të kemi Samitin e Ballkanit Perëndimor në tetor”, ka thënë Lajçak.

Lajçak në konferencën për medie së bashku me zëvendësndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka mohuar të ketë thënë në Beograd se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet sa i përket bërjes së Asociacionit të Komunave Serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy