Deputeti i Bundestagut thirrje opozitës: Futuni në zgjedhje

Deputeti i Bundestagut thirrje opozitës: Futuni në zgjedhje

Deputeti i Bundestag-ut, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry, në një takim me gazetarët nga ambasada gjermane, e ka cilësuar djegien e mandate nga opozita si një hap të gabuar.

Petry i ka bërë thirrje sot partive PD-LSI dhe partive të tjera opozitare që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Deputeti i Bundestagut, e ka konsideruar jo të duhur vendimin e opozitës për të braktisur Parlamentit.

Petry tha se bllokimi i jetës politike ndikon edhe në aktivitetin e shoqërisë civile, ndërsa i bëri thirrje Lulzim Bashës të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Pas bisedave me politikanë konstatova raportin e vështirë mes opozitës dhe qeverisë. Braktisja e Parlamentit nga opozita ishte hap jo i duhur. Kultura politike e Shqipërisë ka qenë në rritje, nuk e kuptoj daljen nga Parlamenti në këtë periudhë. Bllokimi i jetës politike ndikon edhe në aktivitetin e shoqërisë civile. Partia Demokratike të futet në zgjedhjet e 30 qershorit.", tha deputeti gjerman.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Ambasadën Gjermane, Christian Petry shtoi se Shqipëria po bën përpjekje të mëdha në reformimin e shtetit të së drejtës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy