
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u la në masën "arrest me burg" më 13 mars.
Sipas vendimit të zbardhur nga Gjykata e Posaçme e Apelit, gjykata thekson se ka dyshime se Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa dhe biznesmeni Elman Abule kanë vepruar si një grup kriminal, duke përfituar të mira materiale.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, thotë se Veliajt i është dhënë kohë e mjaftueshme për të bërë dëme dhe se ai është "me vonesë" aty ku është.
Nuk mund të thonë që kanë vepruar si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar, dhe tani e gjejnë veten këtu. Duhet të debatojmë nëse Elman Abule, Ajola Xoxa dhe Veliaj janë pjesë e një grupi kriminal të strukturuar.
Veliaj plotëson të gjitha kushtet për të qenë në arrest dhe se është shumë vonë për të vepruar tani.
I është dhënë koha e mjaftueshme për të bërë dëme. Është me vonesë aty ku është; ai nuk duhej të kishte arritur këtu.



