Parku Kombëtar i Vjosës, Meta: Qeveria të tërhiqet nga çdo projekt arbitrar

Parku Kombëtar i Vjosës, Meta: Qeveria të tërhiqet nga çdo projekt arbitrar

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Përmes një postimi të tij, Meta i kërkon qeverisë që të dësgjojë zërin e komunitetit dhe të tërhiqet nga cdo project arbitrar që mund ta shkatërrojë këtë pasuri kombetare.

Përshëndes zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore, vendase dhe të huaja, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Qeveria të dëgjojë zërin e komunitetit, aktivistëve të mjedisit, botës akademike, personaliteteve vendase e të huaja dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik”, shkruan Meta.

Në fund presidenti shprehet i vendosur të vijojë me përpjekjet energjike “për të mos lejuar me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë të Qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy