
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha priti në një takim 5 ambasadorë të vendeve të BE-së. Basha u tha atyre se zgjedhja e Prokurores së Përgjithshme ishte antikushtetuese. “Kryeministri Edi Rama pengoi ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’i marrë kompetencat që të mbyll dosjet e nxehta”, u shpreh Basha para ambasadorëve të Greqisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë.



