
Kandidati i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, Elton Debreshi, i cili kandidoi për qarkun e Dibrën, në fushatën elektorale ishte paditur nga Policia me gjobë prej 50 milionë lekë, me pretendimin se kishte shkelur masat antiCovid në tubimin e organizuar më 26 mars në Bulqizë.
Lidhur me këtë pretendim, Debreshi ka ngritur sot padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë.
Ai u shpreh se vendimi për gjobitje nuk është i drejtë, pasi ai kishte pak persona të mbledhur, e teksa mori shembull kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha që kishin më shumë në mitingjet e tyre.
Debreshi tha se shpreson që Gjykata të marrë një vendim serioz në lidhje me çështjen e tij.
“Më gjobitën se ishim mbledhur pak, siç u mblodh Edi Rama, dhe Basha në fushatë. Ata kërkuan ndjesë dhe unë kërkova, por unë u gjobita. I kërkoj Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë t’i shikoj gjërat siç janë dhe të marrë një vendim serioz,” tha Debreshi ndër të tjera.



