Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka lënë sallën e kuvendit të Shqipërisë për tu drejtuar tek kryesia e Kuvendit atje ku e priste kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe dy ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, përkatësisht, Donald Lu e Romana Vllahutin. Në negociata nuk është përfshirë kryeministri, Edi Rama.
Takmi mes Metës, Bashës dhe dy ambasadorëve zhvillohet pasi kryetari i Kuvendit tha në parlament se ka një rrëmujë që duhet sqaruar për prishjen e konsensusit dhe do të jenë këto negociata që do ta sqarojnë e do të synojnë kthimin e konsensusit. Meta ka ftuar kryetarin e PD-së të përballet me ambasadorin amerikan për të sqaruar se kush e prishi konsensusin pasi sipas Metës ka mungesë dakordësie mes tyre. Meta ka deklaruar se do të takohet edhe me negociatorët ekspertë të vendosur pas takimit Rama-Meta-Basha më 19 korrik. Meta është shprehur i vendosur se do të votohet sot Reforma në Drejtësi dhe me konsensus.



