Afganët në Shqipëri/ Soreca pas takimit me Xhaçkën dhe Çuçin: U informova mbi përgatitjet e vazhdueshme

Afganët në Shqipëri/ Soreca pas takimit me Xhaçkën dhe Çuçin: U informova mbi përgatitjet e vazhdueshme

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u takua këtë të mërkurë me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e  Brendshëm Bledi Çuçi për të folur mbi strehimin e afganëve në Shqipëri.

Teksa ka ndarë disa foto nga takimi, krahas Soreca shkruan se përsëriti lavdërimin nga BE për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët.

Më tej, Soreca shprehet se ndër të tjera ai diskutoi me dy ministrat mbi statusin e tyre ligjor, kontrollet e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes së afganëve.

"Diskutime të mira sot me ministrat Olta Xhacka dhe Bledi Çuçi në Shqipëri. Unë përsërita lavdërimin nga BE për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë.

Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur.

Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, mbrojtje dhe dinjitet”, shkruan Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy