Nisma për shkarkimin e Presidentit/ Fevziu: Meta ka dalë nga pozicioni i tij në fushatë

Nisma për shkarkimin e Presidentit/ Fevziu: Meta ka dalë nga pozicioni i tij në fushatë

Gazetari Blendi Fevziu nismën për shkarkimn e Presidentit Ilir Meta e ka cilësuar si nismë të Edi Ramës. Nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV ai deklaroi se Ilir Meta ka dalë nga pozicioni i tij në fushatë, por nuk ka bërë shkelje të madhe për shkarkim.

Shkarkimi i Ilir Metës është nismë e Edi Ramës. Di që Meta ka dalë nga pozicioni i tij në fushatë, këtë e dimë, por nuk ka bërë shkelje të madhe për shkarkim. E shoh të vështirë që gjyakata kushtetuese të shkarkojë presidentin për deklaratat politike të bëra në fushatë. Ai mund të shkarkohet kur është i çmendur, kur bën tradhti ndaj atdheut dhe kur bën krim në flagrancë, shkelje të kushtetutës kjo duhet verifikuar. Venecia i quajti shkelje deklaratat e Metës, por jo në atë masë për ta shkarkuar.

Ndërsa një mundësi kthimi të Metës në krye të LSI, Fevziu e komentoi se, “Presidenca përdoret për mbyllje të karrierës në politikë, kurse këtu te ne e shohin si rritje në politikë. Në këtë aspekt në mendimin tim nëse Meta do kishte ambicie politike, duhet të dorëzonte mandatin e presidentit të merrte drejtimin e LSI e cila me siguri nuk do të ishte në këtë gjendje. Meta i bie të kthehet në krye të LSI një vit para zgjedhjeve lokale. Por lind pyetja me kë do bëj aleancë tek këto zgjedhje. Problemi është që Meta duhet të përcaktojë me kë do shkojë në aleancë. Rama-Meta është i pamundur për mua, Basha-Meta nuk funksionon fare.  Nëse PD bëhet patericë e PS për ti dhënë Ramës pak qetësi, brenda një dekada vendi do ketë një opozitë të re që do përmbysë këtë qeveri, kjo për mua është një katastrofë për vendin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy