Kume: Në PL po mblidhen funksionarët e partisë. Oficerët e Gardës s’kanë qenë të pranishëm gjatë arrestimit të Metës (VIDEO)

Kume: Në PL po mblidhen funksionarët e partisë. Oficerët e Gardës s’kanë qenë të pranishëm gjatë arrestimit të Metës (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV nga Partia e Lirisë bën me dije se në selinë e kësaj force politike po mblidhen funksionarët, ndërsa nuk ka simpatizantë dhe militantë.

Kume shton se oficerët e Gardës së Republikës që ruajnë ish-Presidentin Ilir Meta s'kanë qenë të pranishëm gjatë prangosjes, çka sipas eksponentëve të PL krijon dyshime për procedurat e arrestimit.

Në PL kanë nisur të mblidhen funksiononarët e PL. Janë duke pritur avokatin Genc Gjokutaj, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PL, Tedi Blushi. Në pjesën e jashtme të PL situata duket e qetë. Deri më tani s’ka simpatizantë dhe militantë, por janë vetëm funksionarët që kanë hyra brenda PL. Kam komunikuar me tyre, dhe disa prej tyre kanë pasur një argument që z.Meta për shkak ta funksionin si President, prej 5 vitesh ruhet nga Garda dhe i janë caktuar dy oficerë të gardës që e ruajnë. Gjatë arrestimit Meta s’ka pasur asnjë nga oficerët e Gardës, çka sipas tyre krijon dyshime për procedurën e ndjekur gjatë arrestimit të tij”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy