Zgjatja e organeve të Vetingut/ Tabaku: Do votojmë pro, jo pse e thotë PS, por e kërkon ONM

Zgjatja e organeve të Vetingut/ Tabaku: Do votojmë pro, jo pse e thotë PS, por e kërkon ONM

Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, deklaroi se demokratët do votojnë pro zgjatjes së mandatit të Vetingut, jo pse e kërkon PS, por si kërkesë e ONM-së.

Procesi i Vetingut edhe në progres-raport njihet si një proces që nuk ka përfunduar. Sot PD ka ardhur për ta votuar, jo se thotë  PS, jo se bëjnë këto lojërave fjalësh me këtë propagandën e shëmtuar. Ka ardhur vetëm se është një kërkesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimi. Nëse ka reforma që pengojnë procesin e integrimit PD nuk do të bëhet pengesë. Por vullnetin politik nuk e zëvendësojmë dot, i ka qeveria jeto. Sot nuk është lajm votimi i Vetingut këtu. Është fatkeqësi që sot kanë kaluar në Veting vetëm ata që lidhen me komunizmin. Po të ishte në dorën tonë do të ishte shumë më ndryshe. Për mua sot reforma zgjedhore dhe ajo territoriale është lajm për të gjithë shqiptarët. Kur Edi Rama të mos fusë duart në zgjedhje ne nuk kemi për t’i dhënë fund tranzicionit”, tha Tabaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy