“Bllako”, Rama: Para ligjit të gjithë të barabartë! Në nivelin personal, i keqardhur

“Bllako”, Rama: Para ligjit të gjithë të barabartë! Në nivelin personal, i keqardhur

Kryeministri Edi Rama thotë se përpara ligjit nuk ka deputetë, ministra, politikanë, të fortë apo të privilegjuar, por se përpara drejtësisë janë të gjithë të barabartë.

Kështu tha kreu i qeverisë në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, për kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Gjithçka po ndodh nuk është gjë tjetër veçse përgjigja për ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi dhe do të vinte dita që edhe njerëz me imunitet do të shkonin para drejtësisë dhe që këtë për të krijuar kushtet që me kohë me mund dhe durim, me ngritjet dhe uljet e veta, një proces reformimi drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë për gjeneratën tjetër. Në nivelin personal njerëzor, jam shumë i keqardhur, por në nivelin e detyrës i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë. Përsëritet një opinion i kthyer në akuzë dhe pyetje që i përket kohës së përgjegjësive kolektive të sistemit komunist. Nuk ka përgjegjësi kolektive dhe zgjedhjet e njerëzve në jetë dhe njerëzve me të cilën vendos të lidhësh jetën dhe bashkohesh në projekt bazohen mbi një sërë arsyesh dhe kriteresh të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës, nëse i zgjedhuri prej tij apo saj në një ditë të caktuar apo moment të caktuar shkel ligjin.

Sipas tij, deri në momentin që drejtësia të thotë fjalën e fundit këta njerëz janë të pafajshëm, ndërsa nënvizoi se nuk ka mburoja politike në rrugën e drejtësisë.

Po ashtu Rama tha se nuk i komenton vendimet e SPAK apo gjykatës, pasi përtej pjesës njerëzore dhe palës qëndron misioni i drejtësisë së pavarur.

Kryeministri deklaroi gjithashtu se nuk janë ndërtuar inceneratorë, por impiante të energjisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy