Berisha flet për rikthimin e protestave, tregon dy kauzat kryesore të opozitës

Berisha flet për rikthimin e protestave, tregon dy kauzat kryesore të opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi për gazetaren Viol Xhafaj gjatë një interviste në MCN TV se rikthimi i protestave të opozitës kanë nevojë për përgatitje dhe se demokratët dhe shoqëria civile janë duke punuar për to.

Ndërsa lidhur me kauzat e opozitës dhe vetë Berishës, ai tha se dy më kryesoret janë rikthimi i votës së lirë dhe bllokimi i vjedhjes.

Kanë nevojë për kohë në përgatitje. Duhet një punë akoma më e madhe që do bëjmë dhe gjatë kësaj periudhe. Demokratët, shoqëria civile kanë detyrë të punojnë në kushte të vështira për të bashkuar sa më shumë njerëz për këtë kauzë të drejtë. Kauza e opozitës është në rrafshin në politikë rikthimi i votës së lirë, në atë ekonomik, bllokimi i kësaj vjedhje të paimagjinueshme. në Shqipëri sot janë krijuar mekanizma që dalin falë mediave në dritë çdo ditë. Mund të imagjinosh një njeri me pushtet kompania që rritet 600 herë në disa muaj, kjo ndodh sepse Edi Rama është në krye të kësaj piramide. Fundi e saj është qëllimi më imediat, ndërprerja e mjerimit dhe varfërimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy