
Lindita Toma prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Kurbinit, duke u zotuar se do i’u kthejë bashkinë qytetarëve.
Teksa shpalli kandidaturën Toma tha se si qytetare, nënë dhe bashkëshorte, ndiejnpërgjegjësi morale për t’u shërbyer qytetarëve kurbinas pa interesa personalë.
Do të punoj për të kthyer Bashkinë Kurbin përsëri në shërbim të qytetarëve kurbinas, do të punoj fort për t’i thënë jo propagandës që ka kapluar vendin, do të punoj për të afruar sa më shumë rolin e numrit 1 të Bashkisë me qytetarët.
Kërkoj me ngulm të kthej shpresën te qytetarët kurbinas dhe t’u tregoj atyre që ne mund t’ia dalim.
Si qëllime të tjera shumë me rëndësi të kandidimit të saj, renditi punësimin e të rinjve, vlerësimin e intelektualëve, mbështetjen e qytetarëve me aftësi ndryshe, përkrahjen e qytetarëve në nevojë, shfrytëzimin e sajteve turistike pa thyer ligjin, zhvillimin e turizmit, mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë dhe bashkëpunimin e Bashkisë Kurbin me biznesin e vogël, të mesëm e të madh.



