
Gazetari Denis Dyrnjaja i ftuar në emitonin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa komentoi protestën e sotme të opozitës e cilësoi atë si një fëlliqeje politike të vetvetes.
Ai tha se ajo nuk ishte mosbindje civile, ndërsa theksoi se kjo që ata bënë duke sulmuar selinë e Partisë Socialiste ishte një gafë fatale për ta por që i duhej Ramës.
Këta nuk dinë se si do vazhdojnë dhe po s’ka vazhdimësi mosbindja civile dhe pse nuk është e tillë, sepse kjo që bëjnë këta është fëlliqje politike e vetvetes. E vë re që nuk flet asnjë nga PS sepse ata e kanë fituar betejën. Selitë qendrore nuk janë cenuar asnjëherë dhe kjo që ata bënë sot ishte një gafë fatale, por Ramës kjo i duhet.
Kjo protesta e sotme nuk ishte as sa 8 janari kur sulmuan vetveten. Ata janë të frikësuar se janë me padira pas vetes. Po të ishin njerëz të pa kapur nga hallet e tjera, por ata janë të kapur nga hallet e veta dhe kanë hall mos shkelin gabim, prandaj shoh fytyra të shtanguara. Ata sot njohën vetveten e vetë duke u solidarizuar prapë me njeri tjetrin, fshinë me gomë ato që kanë thënë më herët dhe u bënë bashkë për të luftuar Edi Ramën, sepse qyteti nuk është me këtë lëvizje.



