
Partia Demokratike ka caktuar dy drejtues të tjerë politikë.
Qarku i Durrësit do të drejtohet nga Edi Paloka, ndërsa Qarku i Elbasanit do të ketë në krye sekretarin e përgjithshëm të selisë blu, Gazmend Bardhi.
Me konfirmimin e Palokës dhe Bardhit shkon në pesë numri i drejtuesve të qarqeve.
I pari që u konfirmua në detyrën e drejtuesit të qarkut ishte Bujar Leskaj në Vlorë, të cilit kjo detyrë iu besua që në fillim të dhjetorit.
Më pas, PD konfirmoi edhe Helidon Bushatin në Shkodër dhe Enkelejd Alibeajn në Fier.



