Meta e kallëzoi në Prokurori për falsifikim/ Kuvendi: Pretendimet nuk qëndrojnë

Meta e kallëzoi në Prokurori për falsifikim/ Kuvendi: Pretendimet nuk qëndrojnë

Pas padisë që presidenti Ilir Meta dorëzoi sot në Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK, ku e akuzon Kuvendin për falsifikim dokumentesh, vjen një reagim nga ku i fundit.

Kuvendi ka mohuar akuzat e Metës, ndërsa thekson se këto pretendime nuk qëndrojnë, teksa bënë me dije se në datën 4 shkurt 2022 ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

Në respekt të pavarësisë së institucioneve kushtetuese, duke qenë se Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendim, Kuvendi respekton heshtjen dhe nuk bën komente për rastin në fjalë. Përsa i takon pretendimeve të Presidentit të Republikës për manipulim ose për fallsifikim, me përgjegjësi të plotë sqarojmë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Kuvendi i Shqipërisë, në datën 4 shkurt 2022, ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese dokumentacionin zyrtar ligjor që lidhet me çështjen në shqyrtim.

Meta kallëzon në Prokurori Kuvendin e Shqipërisë: Procedura për shkarkimin tim, përpjekje për grusht shteti

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy