Rama: Nuk kemi ende një kontratë për vaksinën e koronavirusit

Rama: Nuk kemi ende një kontratë për vaksinën e koronavirusit

Shqipëria nuk ka ende një kontratë për vaksinën kundër Covid-19. Kryeministri Edi Rama, në një bashkbisedim ‘live’ në Instagram Rama thotë se Shqipëria nuk e ka një kontratë të tillë, por ka ndarë një fond për ta siguruar atë.

“Për vaksinën, kjo është një risi pozitive sepse sjell faktikisht armën për të mbrojtur shëndetin nga ky virus duke imunizuar njerëzit. Këtu jemi shumë të fokusuar. Është një situatë turravrapi për të garantuar vaksinën, ndërkohë që ka dhe një paqartësi të madhe për si qysh, tek. ne jemi të angazhuar me kontakte në të gjitha nivelet për të mos mbetur mbrapa. nuk ka një kontratë të nënshkruar, jemi përfshirë në ato sisteme që janë ngritur në këmbë për ta blerë vaksinën dhe kemi dedikuar dhe ne një fond por në momentin që flasim nuk ka asnjë kontratë apo një afat të fiksuar. Përpjekja jonë është një orë e më parë bashkë me të tjerët të kemi mundësinë për të vaksinuar njerëzit,”- tha Rama.

Ndërkohë i pyetur se si do të na gjejë Viti i Ri, të hapur apo të mbyllur me masa shtrënguese, kryeministri Edi Rama nuk ishte i drejtpërdrejtë, duke deklaruar se ‘besoj që do ta kalojmë jot ë dërmuar, por të çliruar dhe më të fortë’.

Gjithsesi kryeministri nuk e përjashtoi një mbyllje në vijim, por tha se për momentin jemi në ekuilibër.

“Masat shtrënguese nuk i vendos unë, i vendos komiteti teknik i ekspertëve. Masa më e rëndësishme është çfarë bëjmë si individë me rregullat e thjeshta sepse në fund të fundit ne jemi transmetuesit e këtij virusi dhe nëse e ndihmojmë apo e pengojmë virusin, varet nga ne. Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese,”- deklaroi Rama.

Më tej Rama u ndal te mësimi online duke deklaruar se vendimi për mbylljen e universiteteve erdhi vetëm pak ditë më parë se ato të nisnin.

“Të gjitha vendimet edhe pse kanë impakt të madh, që impaktojnë jetën e shumë njerëzve në të njëjtën kohë, në këto kushte merren pak ditë përpara. Nuk jemi në një situatë normale që vendime që ndryshojnë mënyrën e të jetuarit duhet të lajmërohen shumë kohë përpara, kjo është normalja në normalitetin e situatës. Vendimi është marrë pak ditë përpara se është ekzekutuar për të kaluar online. Është e kotë të bëjmë spekulime deri kur do qëndrojë kështu situata. Të gjitha vendet ndjekin afate me hamendje me shpresën që gjërat të ndryshojnë. Po të ishte për të bërë diçka drastike dhe absolutisht 100% garantuese por që është ireale dhe e pamundur do të thoshim që të gjithë të mbylleshim në shtëpi deri kur të ikë virusi. Por kjo është e pamundur sepse jeta ka shumë nevoja. Të gjitha vendet adaptojnë hap pas hapi strategjitë e tyre me taktika të caktuara, tamam si në një ndeshje,”- tha Rama.

Lidhur me cilësinë e mësimit online, kryeministri deklaroi që e rëndësishme është që është aksesuar nga shumica dhe se ka përpjekje për përmirësim.

“Cila quhet mënyra e duhur. E para mësimi është kryer në tërësi dhe kjo ka qenë një lehtësi e madhe mes mundësisë për të qëndruar në kontakt me mësuesin e shkollën dhe pamundësisë për të pasur asnjë lloj kontakti. Kjo flamë nuk na ka gjetur as me spitalet që kishim deri disa vite më parë sepse do ishte një katastrofë dhe as në pamundësi për të dhënë shërbime online për njerëzit. Imagjino të mos kishim e-albania. A është bërë mësimi online me atë cilësi që e ka kompensuar plotësisht pamundësinë për të shkuar në shkollë dhe për të vijuar me mësimin tradicional besoj do ishte e tepruar. Sigurisht që është bërë, diku më mirë, diku pak më mirë por e rëndësishme është që është garantuar aksesi për shumicën dërrmuese. Por përpiqemi të përmirësohemi.

Për sa i përket universitetit edhe aty është mundësia por sigurisht që nuk është e njëjta gjë, sidomos për studentët e viteve të para nuk është njësoj. Megjithatë jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe në këtë situatë të jashtëzakonshme nuk kemi shumë zgjidhje dhe duhet të ndjekim këto rrugë alternative,”- deklaroi Rama.

Në lidhje me mundësinë për uljen e çmimit të paketave të internetit, Rama tha se është një nxitje për ta diskutuar. “Nuk është diskutuar në dijeninë time diçka e tillë por më vjen mirë që e dëgjoj si një nxitje për ta shtruar për diskutim në mënyrë që të shikojmë se sa është e mundur në këtë fazë,”- u shpreh ai.

Ndërkohë për pajisjen me tableta për nxënësit dhe studentët që vijnë nga familje në nevojë, kryeministri tha se në buxhetin e 2021 ka një ndihmë direkte për familjet në nevojë.

“Ky është qëllimi, me këtë po merremi. Kemi përfshirë në buxhetin 2021 një ndihmë direkte për familjet në nevojë, jo të lidhur me COVID-in por për të gjitha familjet që të jetë marrja e dyfishit të paketës së ndihmës ekonomike, në kushtet kur duhet të kufizojë punën në të zezë, të ndihmojë më shumë fëmijët,”- u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy