Goditi me grusht tavolinën gjatë videos live, Rama: Punë pasioni për Shqipërinë dhe drejtësinë

Goditi me grusht tavolinën gjatë videos live, Rama: Punë pasioni për Shqipërinë dhe drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me momentin ku teksa komentonte arrestimin e krybashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në një moment goditi me grusht tavolinën teksa ishte live në rrjetet sociale.

Rama thotë se një moment i tillë është momenti që ndan kush është me shpirt dhe me zemër për skuadrën.

Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me shpirt, kush është këtu me zemër, kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët tek vija e bardhë që nxisin skuadrën, që luftojnë për skuadrën, që i bien kokës me grushte kur skuadra nuk bën golin dhe nga ana tjetër, mu kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës.

Kështu ma nxorën dhe sëpatën për t’ju thënë shqiptarëve “Shikoni se ky është i rrezikshëm, mos votoni këtë”. Por shqiptarët jua dhanë përgjigjen.

Rrofshi që e nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefonin por këtu nuk është punë telefoni, këtu është punë pasioni për Shqipërinë, për drejtësinë, për demokracinë dhe për Europën këtu në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy