Rama: Koha për transformimin e Pallatit të Kongreseve, do kthehet në destinacion të ri turistik dhe kulturor

Rama: Koha për transformimin e Pallatit të Kongreseve, do kthehet në destinacion të ri turistik dhe kulturor

Pesë skuadrat finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve prezantuan sot para jurisë ndërkombëtare vizionet e tyre për transformimin e një prej objekteve më të rëndësishme publike në vend. 

 

Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë konkurs si pjesë të një procesi më të gjerë transformimi të aseteve publike përmes konkurseve ndërkombëtare të arkitekturës dhe zhvillimit urban.

 

Sot që flasim, bashkë me këtë konkurs, jemi në 15 konkurse të realizuara ndërkombëtare. Kemi tre konkurse që janë duke u përgatitur. Të gjitha konkurset janë të standardeve më të larta ndërkombëtare, si për nga pjesëmarrja e arkitektëve, ashtu edhe për nga procedurat e ndjekura.

 

Kreu i qeverisë bëri një bilanc të punës së Korporatës Shqiptare të Investimeve, duke theksuar se përmes vënies në zhvillim të pronave shtetërore po krijohen përfitime të konsiderueshme financiare dhe hapësira të reja publike në funksion të institucioneve dhe qytetarëve.

 

Mbi gjysmë miliardë euro janë të kuantifikuara në përfitimin direkt të shtetit nga ky aktivitet. Ndërkohë përfitueshmëria ekonomike e kontraktuar është 1 miliard euro. Kjo është një qasje e re, ku shteti përdor asetet e veta për të krijuar më shumë vlerë publike dhe ekonomike.

 

Duke u ndalur te Pallati i Kongreseve, Rama vlerësoi rëndësinë historike dhe simbolike të godinës, por theksoi se ajo ka nevojë për ndërhyrje të thella për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës.

 

Është koha vërtet për një transformim duke ruajtur identitetin e saj. Qëllimi është që ky pallat të vijë në kohë nga pikëpamja e teknologjisë, e cilësisë së hapësirave dhe e organizimit funksional. Por edhe që kjo zonë të bëhet një destinacion tjetër i Tiranës turistike, i Tiranës së aktiviteteve kulturore dhe i jetës së përditshme sociale.

 

Sipas tij, rikualifikimi nuk do të kufizohet vetëm te ndërtesa ekzistuese, por do të synojë krijimin e një zone aktive dhe të gjallë urbane gjatë gjithë ditës, duke e kthyer Pallatin e Kongreseve në një pikë të re referimi për kryeqytetin.

 

Fituesi i konkursit pritet të shpallet pas përfundimit të vlerësimit të projekt-propozimeve nga juria ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy