
Kryeministri Rama thotë se për biznesin e vogël, taksat do të mbeten zero deri në vitin 2029. Sipas tij, nga kjo do të përfitojnë edhe demokratët.
“Ajo që ka rëndësi me ne, edhe qytetarët demokratë janë në rregull. Nga gjithë këto rritje mundësish përfitojnë njësoj edhe ata. Ndaj edhe këta me të drejtë nuk shkojnë në protesta, edhe të tjerë futen nga penxheret.
Zero taksa për biznesin e vogël, qeveria është aleati strategjik i çdo njeriu që hap biznes të vogël sepse nuk i kërkon asnjë taksë dhe TVSH. Atë që i kërkojnë për pastrimin do ta paguajë ndryshe i mbulohet dyqani nga plehrat. Taksë qëndrore dhe TVSH zero, do ta mbajmë zero në 2029 dhe do të rrijë zero deri atëherë, jam apo nuk jam unë. Do ta mbajë PS zero taksën. Nëse nuk do jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë tek ju është nëse prekin taksën për biznesin e vogël”, u shpreh Rama.



