Zgjedhjet/ Kthupi: Ka një ndarje mes kampeve pro dhe kundër SPAK-ut. PS dhe PD duan shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme

Zgjedhjet/ Kthupi: Ka një ndarje mes kampeve pro dhe kundër SPAK-ut. PS dhe PD duan shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme

Avokati Rezart Kthupi tha në MCN Live se zgjedhjet e 11 majit janë ndarë në dy kampe të mëdha, kampi pro SPAK-ut dhe kampi kundër SPAK-ut.

Sipas tij ndarja është e madhe, kardinalë, dhe opozita s’mund të bëhej bashkë. Kthupi vë në dukje se PS dhe PD kanë të njëjtin qëllim shkrirjen e SPAK-ut. 

Nuk mund të bëhej opozita bashkë. S’mund të jenë bashkë disa që e sulmojnë SPAK-un dhe që e mbështetin. Zgjedhjet janë ndarë në dy kampe të mëdha, kampi pro SPAK-ut dhe kampi kundër SPAK-ut. Kjo është ndarja më e madhe. Në ca teza themelore s’mund të anashkalosh te një koalicion. PD e ka zbukuruar, por s’ka ndryshuar qëndrim ndaj SPAK-ut. Vullneti mbetet i njëjtë, për ta ndjekur rrugën drejt shkrirjes. Pastaj se çfarë rruge ndjek, me Opinionin e Venecias, dhe si do ta interpretosh këtu. Të dy palët kanë një hall, që është SPAK-u. Pas 11 majit a mund ta gjejnë vullnetin për ta shkrirë? Deklarimet publike të çojnë në një kah të vetëm. Unë, thotë z.Berisha, do ta shkrij SPAK-un. Edhe mesazhi i Ramës për Etjenin, doli rastësisht në media! Është taktikë elektorale. Ka thënë që s’do pranojmë më urdhra ndalimi të noterizuara nga gjykata”.

Ai tha që Ramës s’i intereson zbardhja e 21 janarit, por mesazhet janë një makijazh elektoral perfekt. 

Ramës s’i intereson që ajo ngjarje të zgjidhet. I duhet kali i betejës politike. Është makiazh elektoral perfekt. Unë e kam kërkuar dhe vazhdoj ta kërkoj thotë. Ai mund të mos çonte një nga ato gardistët kandidatë për kryetar bashkie, minimalisht. Ka një konotacion politik dhe moral. Një person që ka qenë pjesë e grupit të zjarrit, shkon dhe e bën kryetar bashkie. Ka zero interes Rama që të zbardhet kjo ngjarje. Manovër politike e pastër”.

Sipas Kthupit, Rama flirton me Berishën edhe kur e quan “buf i kënetës”, duke sjellë në vëmendje se “bufi i Minervës” ishte një simbol mençurie. 
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy