Në orën 18:00 opozita pritet të nisë në Tiranë protestën kombëtare e cila do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë, e më pas mund të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Në selinë e PD-së po bëhen përgatitjet e fundit. Mësohet se sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbledhur drejtuesit e selisë blu Gazment Bardhi, Oerd bylykbashi, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj e Albana Vokshi.
Thirrjes së Partisë Demokratike i janë bashkuar edhe demokjratët e qarkut të Lezhës. Janë një numër i konsiderueshëm personash të cilët janë nisur në mënyrë të organizuar. Protestuesit shprehen të vendosur në qëndresën e tyre deri nëë rrëzimin e kësaj qeverie. Në të njejtën linjë ishte dhe kryedemokrati i Lezhës Gjin Gjoni, i cili tha se sot nis mosbindja civile.
Po ashtu mësohet se dhe nga Bashkia e Elbasanit do të nisen në protestë rreth 1200 persona. Ndërkohë pjesëmarrje mësohet se do të ketë edhe nga 6 bashkitë e tjera të qarkut.
Për të shmangur bllokimin e protestuesve dhe kthimin pas nga policia transporti drejt Tiranës mundësohet me mjete private. Madje për të mos ia lënë momentit të fundit një pjesë e protestuesve pavarësisht distancës së afërt me Kryeqytetin është nisur më herët.
Elbasani është një qark ku pritet të ketë pjesëmarrje në protestë, kjo edhe për faktin se Drejtuesi Politik Ervin Salianji ndodhet pas hekurave.



