Projektrezoluta e PS në Kuvend/ Balla: Do dënojmë çdo sulm kibernetik, Shqipëria në anën e rendit ndërkombëtar

Projektrezoluta e PS në Kuvend/ Balla: Do dënojmë çdo sulm kibernetik, Shqipëria në anën e rendit ndërkombëtar

Projektrezoluta e propozuar synon që Shqipëria të shpallë Iranin “shtet financues të terrorizmit” dhe të klasifikojë Hezbollahun dhe Gardën e Iranit si organizata terroriste.

 

Në fjalën e tij në Kuvend, Taulant Balla theksoi Shqipëria ka zgjedhur anën e rendit ndërkombëtar si një vend anëtar i NATO-s.

 

Terrorizmi nuk është një akt dhune, është një strategji e qëllimshme; ai godet civilët, institucionet dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar sistemi ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore. 

 

Prandaj, lufta ndaj terrorizmit është një betejë për mbrojtjen e demokracisë dhe ruajtjen e paqes. Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend i qartë dhe i palëkundur në këtë qëndrim. Shqipëria ka zgjedhur të jetë në anën e rendit ndërkombëtar si një vend anëtar i NATO-s”

 

Balla theksoi gjithashtu rëndësinë e parandalimit të aktiviteteve destabilizuese, përfshirë sulmet kibernetike, dhe u bëri thirrje deputetëve të votojnë për këtë rezolutë, duke e konsideruar atë si një angazhim të Shqipërisë për demokracinë dhe sigurinë ndërkombëtare.

 

Ai shtoi se masa e propozuar është në linjë me qëndrimet e vendeve të tjera si SHBA, Gjermania dhe Britania, dhe është pjesë e angazhimit të Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për Bashkimin Evropian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy