
Lulzim Basha, tha se votimin e djeshëm në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mbylljen e listave do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese.
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, Basha u shpreh se ekipi i juristëve në bashkëpunim dhe me ekspertë të njohur të së drejtës Kushtetuese vlerëson anti-kushtetushmërinë të aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Ekipi i juristëve tanë në bashkëpunim dhe me ekspertë të njohur të së drejtës Kushtetuese, po vlerëson anti-Kushtetushmërisë të aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese. Kanë nisur përgatitjet.

Sipas tij, revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe ndaj pazarit Rama-Berisha.
Revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, sepse tashmë panë sesi u shkrinë në një parti të vetme, vetëm për të mbrojtur interesat e tyre dhe të karrigeve të tyre, duke u tallur me qytetarët që kërkonin një Reformë Zgjedhore të vërtetë.
Një revoltë e përligjur, sepse ndonëse vija ndarëse ishte për listat e hapura, vota e kamikazëve të kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të shpallur non grata për korrupsion, ishte një votë që ju tha shqiptarëve që përpara hallit tuaja, jemi këtu për të zgjidhur hallin e karriges tonë.
Nuk ishte një votë thjeshtë kundër hapjes së listave, por një votë për të thënë që jemi mirë kështu.
Jemi mirë me një qeveri të korruptuar që vjedh zgjedhjet.



