Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, në një konferencë për media në krah të homologut shqiptar Begaj, tha se Europa po tregohet e pasinqertë me Kosovën. Ai vuri në dukje se është i vetmi jo shqiptar që po kërkon që Kosova të njihej si shtet, pasi vendet evropiane nuk e përmendin. Kreu i shtetit kroat thotë
“Fakt është që jam ndër të vetmit që nuk jam shqiptar, dhe kam bërë thirrjen në New York për ta pranuar Kosovën. Kjo është tema për të cilën foli edhe zoti president. Këtë fakt e di e gjithë Evropa, por nuk do ta përmendi. Kjo nuk është shumë e mirë dhe e sinqertë. Kjo është e padobishme e madje e dëmshme për ne. Kemi 12 vjet që dëgjojmë argumente të njëjta e ndërsa koha kalon, pengesat bëhen më të vështira. Shuma pak gjëra po bëhen”, ka thënë presidenti kroat të mërkurën.
Milanoviç tha se sulmi në Banjskë ishte një incident i rëndë, por theksoi se sanksionet nuk sjellin asgjë.
“Para dy javësh kam thënë që Serbia dhe Vuçiçi na ka borxh një përgjigje. Këtë e kam thënë edhe në Zagreb. Në dallim nga viti 1914 kur një i ri ka vrarë trashëgimtarin e frontit austro-hungarez dhe gruan e tij, nuk ka mundur të krijohej lidhja mes tij dhe bashkëpunëtorët në Serbi, dhe ka shkaktuar një luftë botërore. Autori kishte një armë të kontrabanduar nga Serbia. Sot kemi fakte dhe dëshmi, njerëz që i kanë përjetuar. Vuçiçi nuk është përgjigjur ende. Por sanksionet nuk sjellin asgjë që do sillnin ndryshimin e qëndrimit politik. Këto sanksione vetëm do i ndihmonin pushtetarët të mobilizojnë votuesit. Kur i them këto gjëra duket sikur po shkel veten në bisht. Vuçiçi duhet të jetë nën presion për të na dhënë përgjigje. Prandaj mendoj që këto vendime nuk do i marrë Kroacia, por do t’i marrin të tjerët”, ka shtuar ai.



