
Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke folur për shpërthimin e ditëve të fundit të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, tha se më këtë ai dëshmon se e ka personale.
Sipas Telës, sjellja e Metës nuk është normale, por ai nuk është engjëll ngase me vite është akuzuar për korrupsion.
Ilir Metën në këtyre gjendje e kemi parë ndër vite, tani kur e shohim në këto skena që sulmon në mënyrë të tillë drejtuesin e SPAK, atëherë kuptoj se është çështje personale, është raporti i tij direkt me prokurorin.
Sepse Meta pavarësisht se është në opozitë, ai nuk është engjëlli i kësaj politike sepse ka qenë prej vitesh i akuzuar për korrupsion. Në vitin 2011 është gjykuar për videon e famshme për korrupsionin me të ndjerin Dritan Prifti, pavarësisht se si përfundoi me pafajësi nga Gjykata e Lartë. Por nëse ka fakte, ai të përballet tani me drejtësinë dhe të shohim nëse dosja që po përgatit Dumani, ka fakte dhe prova që e akuzon atë.



