Çela: Prioritet mirëfunksionimi i sistemit, më shumë bashkëpunim mes KLP dhe Prokurorisë

Çela: Prioritet mirëfunksionimi i sistemit, më shumë bashkëpunim mes KLP dhe Prokurorisë

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në mbledhjen e parë të përbashkët të organeve të drejtësisë të mbajtur paraditen e kësaj të mërkure, u shpreh se strukturat po punojnë për të arritur standard në drejtësi dhe se prioritet mbetet mirëfunksionimi i shtetit dhe jo karriera.

Gjatë fjalës së tij ai gjithashtu theksoi se që sistemi të funksionojë duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes strukturave.

Nëse sot e vlerësojmë situatën në pikëpamje numerike, harrojmë një fakt të rëndësishme që perceptimi i punës nga opinion publik apo kërkesat që duhet tu përgjigjemi edhe në nivel ndërkombëtar, nuk i marrin në konsideratë, problemet tona të brendshme apo nevojat tona të brendshme.

Nga ne kërkohet të performojmë dhe çdo vendim që merret në karrierën e magjistratëve ndikon tek performanca. Ndaj mendoj që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të qëndrojnë në afër në rregullimin e këtyre problemeve. Në disa raste Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria e Përgjithshme do të duhet të kishte një qasje më bashkëpunuese. Vlerësoj se ka një keqkuptim të madh mes këtij raporti. Është thelbësore që ne të jemi afër dhe këto takime janë të rëndësishme për të diskutuar. Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të pamundur për t’ju përgjigjur boshllëqeve që ka sistemi sa i përket vakancave. Nëse duam që ky sistem të funksionojë nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të bashkëpunojmë

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy