
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kreu i shtetit Ilir Meta.
Pas takimit dy krerët e shteteve zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit Ilir Meta i konsideroi të shkëlqyera marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa vlerësoi kontributin ka dhënë për Shqipërinë në proceset integruese.
"Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë mese të shkëlqyera. Kroacia ka qenë dhe mbetet mbështesë e fortw e hapjes se negocitave me BE", tha Presidenti Meta.
Edhe Presidentja kroate vlerësoi vendimin e Keshillit për Shqipërinë, ndërsa u shpreh e gatshme për ndihmën e Kroacisë në këtë rrugëtim.
"Dëshiroj tju përgëzoj për vendimin e këshillit që hap rrugën për hapjen e negociatave në qershor 2019. Ne jemi të gatshëm t'ju ndihmojmë për çdo gjë që ju keni nevojë gjatë rrugës tuaj", tha Kitarović.
Por gjatë konferencës me homologun Meta, presidentja kroate u ndal edhe tek pastrimi i mjedisit që është një çështjet thelbësore për integrimin në BE.
Kitaroviç foli për një projekt të përbashkët rajonal për pastrimin e detit Adriatik, pasi gazetarët e pyetën se se ndotja e detit Adriatik në Shqipëri ka sjellë ndotje edhe në zonën e Dalmacisë në Kroaci.
“Kroacia është donatori kryesor i një projekti për pastrimin e detit dhe duam ta ndihmojmë Shqipërinë që ta kalojë këtë problem për të ruajtur mjedisin”, tha Presidentja kroate.
Sipas Kitaroviç, para se Kroacia hapi negociatat, fusha e pastrimit mjedisor ishte një nga çështjet më të vështira dhe Shqipëria ka të njëjtat probleme.



