Veliaj: Votoni, vota është më e fortë se zhurma dhe plumbat

Veliaj: Votoni, vota është më e fortë se zhurma dhe plumbat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili në këto zgjedhje drejtoi qarkun e Tiranës për Partinë Socialite, votoi së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa në Parkun Olimpik.

Pas votimit, në një deklaratë për mediat, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë, sepse vota është më e fortë se zhurma dhe plumbat.

"Patëm shumë çudira, por them se çdo gjë është mirë që përfundon mirë. Kemi një shans historik që kjo të përfundojë mirë. Është një ditë e bukur, njerëzit kanë dalë masivisht. Kam besuar se shumica e njerëzve e do qytetarinë, nuk e do dhunën, nuk do sherrin, nuk do rrëmujën, do familjen, respekton qytetin e tij.

Kemi mundësinë që sot ta përfundojmë mirë historinë zgjedhjeve. Unë dhe Ajola jemi shumë të lumtur që shohim familje të kapur prej duarsh, burra e gra që po votojnë si të ishte një ditë vere. Edhe ne do ta trajtojmë si një ditë feste, si me qenë dita e verës. Abraham Lincoln e thoshte shumë bukur ‘Vota është më e fortë se plumbat, vota është më e fortë se dhuna, vota është më e fortë se zhurma’", u shpreh Veliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy