Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar sot shpalljen e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes mbi transferimin e personave të dënuar.
Ky ligj sipas presidentit është ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Irlandës së Veriut.
“Kjo marrëveshjeje e re thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri. Ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respektive proceduese pjesëmarrëse në këto procedura si dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut”.
Gjithashtu njoftimi tregon se kjo marrëveshje synon të përmirësojë kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër.
“Sipas të dhënave statistikore të bëra publike në praktikën parlamentare, për 1 mijë e 580 shtetas që po vuajnë dënimin, do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës në funksion të lehtësimit të riintegrimit të tyre social”.



