
Një videomesazh i kryeministrit Edi Rama, në krah të Lefter Kokës është bërë viral ditën e sotme në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë, i cili në video shfaqet përkrah Kokësteksa konsumojnë verë në një restorant, e fton disa herë Nasip Naçon të takohet me ta dhe të konsumojë verë, ndërsa Koka i thotë kryeministrit se Naço është i pakënaqur me LSI-në, pasi në vend të tij do të garojë Elona Guri në qarkun e Beratit.
Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).
Hë mo fol ti…
Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…
Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…
Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…
Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.



