
Ish-kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se do nisë takimet për t’u rikthyer në krye të selisë blu pas përjashtimit të tij nga Lulzim Basha nga grupi parlamentar demokrat.
Burime për MCN bëjnë me dije se takimi i parë prezantues do të nisë të enjten në Hotel Rogner në Tiranë në orën 17:45.
Më pas mendohet të vijohet me Shkodrën dhe Vlorën, ndërsa në ditët në vijim pritet që nga ana e ish-kryeministrit Berisha të bëhet e ditur edhe një axhendë.
Ndërsa përsa i përket Bashës, janë të pakta gjasa që ai të zhvillojë takime në çdo qytet, kjo për faktin se pak ditë më parë kreu i opozitës mblodhi kolegjin e kryetarëve për t’ju adresuar atyre disa prej arsyeve pse mori këtë vendim në mënyrë që këta të fundit t’ja përçojnë anëtarësisë.



