Gara për 6 marsin/ Duma prezanton kandidatin Hoti: Do t’i japim Durrësit fitoren!

Gara për 6 marsin/ Duma prezanton kandidatin Hoti: Do t’i japim Durrësit fitoren!

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka prezantuar kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për kreun e Bashkisë Durrës.

Përkatësisht kandidati është Luan Hoti dhe Duma në fjalën e saj theksoi se, “të gjithë bashkë do t’i japim Durrësit fitoren”.

Duma duke folur për kandidatin Hoti theksoi se është zgjedhur më i mirë dhe më i denji për të përfaqësuar Durrësin.

Nënkryetarja e PD Grida Duma, në fjalën e saj tha se Partia Demokratike sot hap fushatën me mbështetjen e më të mirëve dhe më qendrëstareve.

 “Ka entuziazëm sepse kur betejat janë të shumëfishta adrenalina është më e madhe. Ne mbështesim njeriun e duhur. Të gjithë bashkë do ti japim Durrësit fitoren. Vija këtu dhe nuk është aspak e tepërt që secili nga ne të flasë për politikën, qytetin dhe sakrificën.

Jam durrsake, shumë rrallë e them në publik. Te ky pallati kam qenë së paku deri në moshën 13 vjeç. Për t ardhur këtu kalojmë te qendra në fytyrën time kam një vragë që më ka ndodhur kur kam qenë e vogël te shatërvani. Kush e njeh Durrësin e vjetër, fëmijët të rinjtë në atë kohë, e kishim atë daljen o te Vollga o te ai shatërvani që ishte magjik. Në fytyrë kam një vragë nga shatërvani por nuk ka asnjë shenjë nga shatërvani sot.

Shumë prej jush ndjejnë dhimbje se durrsakë që jetonin me muzikën italiane para viteve 90, ata që e flasin italishten si gjuhën e dytë dhe janë intelektualë që nga mënyra si qëndrojnë. Durrsakët nuk janë as militantë, as partiakët, as ata që çuditen pas foltoreve, janë qytetarë të cilët nëse besojnë arrijnë ta ndëshkojnë siç duhet pushtetin, siç do ta ndëshkojnë këtë herë. Po na marrin edhe torrën. Jemi këtu që të mos na marrin as torrën’.

Ajo e mbylli fjalën duke ravijëzuar për fitoren e PD-së.  “Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy