PD: Ligji për ndarjen e vendit në 4 rajone, në shërbim të pushtetit të Ramës

PD: Ligji për ndarjen e vendit në 4 rajone, në shërbim të pushtetit të Ramës

Partia Demokratike ka kundërshtuar vendimin e qeverisë Rama për të rrëzuar dekretin e presidentit, Ilir Meta, për ligjin që e ndan vendin në 4 rajone.

Ish-deputetja Dhurata Çupi deklaroi, të enjten, se vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij. Sipas Çupit ndarja e vendit në 4 rajone do të vështirësojë marrjen e shërbimeve nga qytetarët.

“Projekti i Edi Ramës është kundër interesit publik. Nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar.”

Po ashtu, ish deputetja premtoi se qeveria e drejtuar nga opozita do të shfuqizojë ligje të tilla.

Në 14 gusht, presidenti Meta ktheu në kuvend ligjin për ‘Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin’, i cili e ndan vendin në katër rajone zhvillimore, si njesi territorial. Sipas argumentimit të presidentit, ligji bie në kundërshtim me kushtetutën pasi prek pavarësinë e pushtetit vendor.

Por shumica socialiste, një ditë më parë, ka rrëzuar dekretin e Metës dhe ka miratuar ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy