Dhunë në protestë, Basha: Nuk ia vlen asnjë qime flokut të rrezikohet për Ramën

Dhunë në protestë, Basha: Nuk ia vlen asnjë qime flokut të rrezikohet për Ramën

Kreu demokrat Lulzim Basha ka folur lidhur me organizimin e protestës së opozitës më 27 janar. Në emisionin “Opinion”, ai tha se qytetarët do t’i tregojnë nga sheshi i protestës zërin e tyre kryeministrit Rama.

I pyetur nëse do të ketë dhunë në protestë, kryedemokrati Basha tha se: “Nuk ia vlen asnjë qime floku e një shqiptari të rrezikohet për Edi Ramën”.

Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomni që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës. Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit”, u shpreh Basha.

Më tej, ai vijoi idenë e tij duke u shprehur se “në këtë vend kanë rënë të gjitha institucionet dhe institucioni i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve, fakt që e vërtetoi skandali Saimir Tahiri. Rama nuk e lëshon Tahirin, pasi preket edhe vetë”.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Basha theksoi se kjo protestë nuk është për ta bërë atë kryeministër, por në fokus të saj është interesi i shqiptarëve.

“Askush mos vijë për hallin tim, s’dua të bëhem kryeministër përmes protestës”, tha kryedemokrati Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy