Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndan një video-mesazh dhe thotë se dielli lindi sot në Pogradec mes flakëve që kanë pushtuar prej ditësh Malin e Thatë, që vazhdon të digjet.
Ndërkohë Edi Rama vetëm krihet, Gjipeja vidhet dhe regjimi i tij i Dum-Dumanëve e ka tronditur Pogradecin me një vrasje kriminale siç i ka hije një regjimi që nuk ka në themelet e tij të drejtat e qytetarit, por vetëm grabitjen e tij dhe ndaj i ka vënë zjarrin prej kohësh shtetit të së drejtës.
Prandaj Shqipëria vazhdon e digjet dhe Edi Rama vazhdon e krihet, por edhe për pak kohë!



