Imuniteti i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku ishte një tjetër çështje që u ngrit në takimin me eurodeputetët gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit.
Eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima tha se pavarësia e drejtësisë nuk është një mjet që fitohet lehtë duke sjellë si shembull faktin që është Kuvendi ai që përcakton nëse duhet hequr ose jo imuniteti i një deputeti.



