
Gazetari Arjan Çani thotë se propaganda politike ende ngjit te njerëzit, rrjedhimisht edhe dekalaratat për luftë efektive kundër korrupsionit.
Ka akoma dele që gënjehen. Ka shumë njerëz që i dëgjojnë dhe i marrin seriozisht. Ka ende shumë njerëz që thonë e dëgjuam në televizor.
Çani tha më tej se gjendja do të përkeqësohet, ndaj shumë shqiptarë zgjedhin të ikin.
Rama del dhe thotë që ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet. E kupton në çfarë vendi jetojmë? Unë kam parandjenjën që ky vend do të shkojë keq e më keq. Më rëndë akoma. Kjo nuk është gjë fare.



