Ristani flet pët grushtin e Palokës ndaj Beqajt: Revoltë për abuzimet

Ristani flet pët grushtin e Palokës ndaj Beqajt: Revoltë për abuzimet

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, reagoi të hënën ndaj vendimit të Byrosë së Kuvendit për përjashtimin me 5 ditë nga jeta parlamentare të kryetarit të grupit të PD-së, Edi Paloka, pas përplasjeve të tij me ministrin e Shëndetësisë, Ilit Beqaj, në seancën e fundit plenare.

“Si bijëz besnike e byrosë së dikurshme, Byroja e Kuvendit përjashtoi sot kryetarin e grupit të PD-së, Edi Paloka, i cili nuk lejoi një tjetër abuzim të Ilir Beqës, kësaj radhe në Kuvend, kur kërkoi me arrogancë të vjedhë edhe foltoren e parlamentit”, citohet deklarata e Ristanit.

Pasi ka vjedhur miliona euro në shëndetësi, pasi trafikon vendet e punës sipas interesit personal dhe të partisë, Ilir Beqja, kampioni i korrupsionit të Edi Ramës, tentoi të vjedhë edhe fjalën në parlament, thotë sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Reagimi i Edi Palokës, sipas tij, është thjesht shprehja dhe pasqyrimi i revoltës së popullit për këtë simbol të hajdutërisë dhe abuzimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy