A do ndryshojë sistemi zgjedhor? PD është kundër, nesër të shohim...

A do ndryshojë sistemi zgjedhor? PD është kundër, nesër të shohim...

Anashkalimi i ndryshimit të sistemit zgjedhor nga diskutimet e Këshillit Politik deri më tani ka nervozuar deputetët e opozitës parlamentare, që në seancën e 14 majit përveçse nuk u shfaqen në një zë, sulmuan si mazhorancën, ashtu edhe opozitën jashtëparlamentare se po kërkojnë të ruajnë “status quo-në”.

Rudina Hajdari, që përfaqëson opozitën parlamentare në Këshillin Politik foli për pazare që po bëhen mes PS dhe PD dhe tha se vetë refuzon që të bëhet pjesë e këtyre pazareve. Ndërsa, deputeti Ralf Gjoni kërkoi menjëherë që Hajdari të tërhiqej nga tryeza dhe i bëri thirrje mazhorancës që të ndryshojë sistemin zgjedhor dhe të mos i trembet.

Burime konfidenciale nga Partia Demokratike thanë për TVT.al se ndryshimi i sistemit zgjedhor, të paktën deri në këtë fazë të zhvillimit të debatit në Treyzën Politike, duket i pamundur edhe pse demokratët në qëndrimet e tyre publike janë shprehur gjithmonë pro ndryshimit të sistemit.

Kujtojmë se ndryshimi i sistemit ka qenë prej kohësh një diskutim i gjatë në PD, shumë deputetë e kanë përqafuar disa herë, por me kohën ata kanë ndryshuar mendje, duke mos paraqitur të paktën deri më tani asnjë propozim konkret në lidhje me këtë temë.

Ish-deputetja e PD, Grida Duma kohë më parë kërkoi ndryshim të sistemit zgjedhor, pra, me parlament dydhomësh, lista të hapura dhe prag më të ulët.

Është folur për Parlament dydhomësh, është folur për lista të hapura, është folur për referendume të drejtpërdrejta dhe për një prag më të ulët. Flitet për të gjitha axhustimet që kanë të bëjnë me ndëshkimin e krimit elektoral. Të gjitha këto janë një paketë që shkon drejt ndryshimit të sistemit. Kjo është reforma zgjedhore. Nuk është disa rregullime në ligj të kodit elektoral. Unë e shikoj objektiv qëndrimin e PD dhe aleatëve opozitarë që e vënë theksin tek shenjat e vullnetit politik”, tha Duma.

Sipas saj, një sistem si ai i Kosovës është i përshtatshëm edhe për Shqipërinë.

Për mua listat e hapura proporcionale kombëtare janë vlerë për Shqipërinë. Unë mendoj që sistemi i Kosovës është i përshtatshëm për Shqipërinë. Sepse mendoj se kredibiliteti i politikës është në ditën më të keqe. Shoqëria e ka izoluar politikën në pak njerëz, se njerëzit marrin pak pjesë në demokraci dhe kemi një demokraci shumë larg ndaj të drejtpërdrejtës. Pra sa kohë institucionet janë maliq dhe jo ligj minimalja që duhet të bëjmë është ti thërrasim njerëzit në demokraci të drejtpërdrejtë”, theksoi më tej ish-deputetja demokrate.

Mirëpo, me kalimin e kohës, propozimet e opozitës dhe amplifikimi i tyre nga ish-deputetja Duma filluan të harrohen dhe të mos komunikohen më në media.

Eksperienca e deritanishme ka treguar se ata që vendosin për zgjedhoren janë dy partitë e mëdha në koordinimin me LSI.

Vlen të kujtojmë se në fillim të marsit, opozita parlamentare dorëzoi në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore katër propozimet e saj për ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Për tre prej katër propozimeve nevojiten ndryshime në Kushtetutë, ndërsa vetëm një prej tyre, propozimi për sistem proporcional rajonal më 12 njësi zgjedhore, mund të bëhet dhe pa ndryshime kushtetuese.

Bie në sy se të gjitha propozimet propozojnë listat e hapura ku votuesit mund ta zgjedhin vetë deputetin që i përfaqëson në kuvend.

Aktualisht sistemi zgjedhor në Shqipëri është proporcional rajonal me lista të mbyllyra të hartuara nga kryetarët e partive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy