Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar drejtësinë se urdhër-arrestet e fundit për inceneratorin e Tiranës janë vetëm një amnistim i kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Këlliçi tha se Partia Demokratike do të dorëzojë të tjera dokumente për të zbardhur aferën, ndërsa ftoi qytetarët në protestën e nesërme.



