Holandë, Parlamenti diskuton rikthimin e vizave për shqiptarët

Holandë, Parlamenti diskuton rikthimin e vizave për shqiptarët

Parlamenti holandez ka diskutuar mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë.

Një numër i madh deputetësh kanë kërkuar që ministrant e qeverisë të bëjnë presion ndaj Brukselit për të rikthyer vizat për shtetasit shqiptarë, bën të ditur televizioni NOS. Deputetët holandezë konsiderojnë se kjo është mënyra e vetme për të ndaluar bandat kriminale që hyjnë në vendnjë masë kjo që siç raporton Nos, ka gjetur mbështetjen e zyrtarëve të policisë së Amsterdamit dhe atyre të drejtësisë.

Bandat shqiptare konsiderohet se janë në qendër të industrisë holandeze të pastrimit të parave. Megjithatë, ministrat holandezë argumentojnë se kthimi i vizave është e vështirë, pasi Shqipëria i përmbush kriteret e BE për udhëtimin pa viza.

Ministri i Jashtëm Stef Blok u tha deputetëve se ai nuk e mbështet idenë e rikthimit të vizave.

Një nga deputetet që e kanë kërkuar rikthimin e vizave, kristiandemokratja Madeleine van Toorenburg, u shpreh e zhgënjyer me mungesën e vullnetit për një masë të tillë.  “Jam shumë e zhgënjyer që ministri nuk është në gjendje të thotë se kjo gjë po na shkakton probleme në Holandë. Ne duhet të marrim masa frenuese për këtë fenomen”, ka thënë ajo gjatë debatit të së enjtes mbi këtë çështje. / Dutchnews /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy